Tenisi italian mori një goditje të rëndë që njollos me damkën e trukimeve dy prej protagonistëve më të shquar në këtë sport në Apenine.

Daniele Bracciali u pezullua përjetësisht dhe u gjobit me 250 mijë dollarë pasi u shpall fajtor për trukimin e disa ndeshjeve. 40-vjeçari mori sanksionin e rëndë mbi të gjitha moral, pas një hetimi të nisur nga Tennis Integrity Unit, institucion brenda Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Ndeshjet e manipuluara në fjalë datojnë që nga viti 2011, por vetëm mbledhja e fundit në Londër çoi komisionin në dënimin ekstrem. Përjashtimi i Bracciali ka efekt të menjëhershëm dhe i ndalon pjesëmarrjen në turnetë ATP, madje edhe si spektator i thjeshtë.

Me një vendim të ndarë u dënua dhe italiani tjetër Potito Starace, një tenist i cili si për ironi të fatit, në bashkëpunim me Bracciali, arriti në gjysmëfinalet e turneut të Roland Garros në 2012. Starace u skualifikua për 19 muaj për rolin e tij në manipulimin e ndeshjeve, si dhe u gjobit 100 mijë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA