Didier Drogba, ish-sulmuesi i Chelsea, ka bërë publike tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.
40-vjeçari ka shënuar 164 gola në 381 ndeshje për Chelsea, duke fituar 4 herë titullin në Angli dhe duke u shpallur kampion i Champions League në 2012, ku kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Gjithashtu, sulmuesi ka fituar 4 herë Kupën e Mbretëreshës dhe 3 herë Kupën e Ligës gjatë kohës që ka luajtur në Angli.
Kohët e fundit Drogba u aktivizua në Amerikë për Phoenix Rising, klub i divizionit të dytë, ku Drogba është bashkëpronar.
Tërheqja e Drogba ishte paralajmëruar prej kohësh dhe që në fillim të muajit u fol për vendimin e marrë, por tashmë sulmuesi i jep fund zyrtarisht me një postim në rrjetet sociale.
“Kur mendoj për 20 vitet e fundit të karrierës sime profesionale, duke parë këtë fotografi ndihem më krenar se kurrë për ato që kam arritur si futbollit, por mbi të gjitha si më ka formuar si njeri ky udhëtim.Nëse dikush të thotë se ëndrrat e tua janë tepër të mëdha, thjesht falënderoje dhe puno edhe më shumë, duke u treguar i zgjuar, për t’i kthyer ëndrrat në realitet. Falënderoj lojtarët, trajnerët, klubet dhe tifozët që ma kanë bërë këtë udhëtim kaq të këndshëm.Një faleminderit shumë të madhe dhe shumë dashuri për familjen time, skuadrën time personale që më ka mbështetur pa kushte gjatë gjithë karrierës. Uroj që Zoti të më bekojë po aq shumë për të ardhmen, sa ka bërë për karrierën time futbollistike”, shkruan Drogba.
Top Channel