24/05 15:52
Julen Lopetegui duket se nuk shpëton dot nga “mallkimi” i përfaqësueses së Spanjës.
Pasi dështoi në stolin e Realit e Madridit, për të cilin “braktisi” edhe “La Rojan”, spanjolli merr një tjetër goditje në karrierën e tij si trajner.
Sikurse njofton “Sports Illustrated”, spanjolli është refuzuar edhe nga përfaqësuesja e Amerikës, që po kërkon një trajner me emër për të zëvendësuar Dave Sarachan.
Emri i Lopeteguit ishte dërguar nëpërmjet një ndërmjetësi si alternativë, por që nuk është marrë fare në konsideratë nga drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit.
Top Channel