Dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Partizanin,të mjaftueshme duke patur në konsideratë faktin se luhet edhe përballë ekipit që kryeson renditjen.
Trajneri i Flamurtarit Ilir Daja e ka cilësuar një ndeshje të rëndësishme,por edhe të vështirë, duke patur parasysh faktin se luhet një sfidë mjaft delikate. Ashtu si kundërshtarit i duhet fitorja për objektivat e veta,ashtu edhe Flamurtarit i duhet fitorja për të shkuar sa më lart në renditje
Trajneri Daja ka folur edhe për mungesat si Siljanovski dhe Alvesh, por do të jetë gati Kale, të cilin e ka cilësuar si një blerje të re dhe mjaft të rëndësishme në këtë periudhë,ndërsa fakti që luhet të premten në orën 18 padyshim pritet të sjellë edhe sa më shumë sportdashëse në shkallët e stadiumit. Dhe pikërisht në këtë sfidë duhet që publiku të marr kënaqësi nga skuadra e vet.
Vjen me statusin e një ish-i në fushën e lojës. Mesfushori Idriz Batha luan përballë të kaluarës së vet,ndërsa ka komentuar se në ndeshje të tilla nuk ka nevojë për motivim ekstra, gjithçka vjen natyrshëm në fushë. Luhet përballë Partizanit dhe Batha kërkon tre pikët. Edhe përballë ish të kaluarës së vet, për çdo lojtar ndeshje ndaj ish skuadrave ku kanë luajtur kanë ndodhur përherë.
Në Vlorë janë duke u kryere dhe përgatitjet e fundit,me fushën që është tashmë në gjendje optimale, ndërsa takimi do të luhet ditën e premte në orën 18:00
Top Channel