Banka Qendrore e Greqisë zbuloi një propozim të enjten, ku thuhej se mund të hiqeshin “një mal” me kredi të këqija nga bilancet e bankave në një raport me një shifër, brenda dy deri tre vjetësh, duke shpresuar që ta bëjë këtë para afatit të caktuar nga rregullatorët.
Bankat greke kanë nivelin më të lartë të ekspozimeve jo-performuese (NPE) në Evropë, me më shumë se 45 për qind që klasifikohen si kredi të këqija, ekuivalente me 88.9 miliardë euro.
Banka Qendrore Greke ka dhënë edhe detajet se si pritet të vihet në zbatim ky proces, që synon të reduktojë sa më shumë nivelin e kredive të këqija në vend, por nuk përmendi vlerën e kredive që do të transferohen, duke thënë se kjo do të duhej të kryhej nga palë të treta të pavarura.
Bankat pritej të bëjnë një angazhim për arritjen e një raporti të një shifre të NPE-ve brenda një periudhe tre vjeçare nga angazhimi i transaksionit. Bankat kanë rënë dakord me rregullatorët e Bankës Qendrore Evropiane për të ndërmarrë hapa për të tkurrur kreditë e këqija në 64.6 miliardë euro deri në fund të vitit 2019, ose 37 për qind.
“Plani është dërguar në SSM dhe do të paraqitet të hënën e ardhshme”, tha një zyrtar i bankës qendrore greke për Reuters, duke iu referuar mekanizmit mbikëqyrës të BQE-së.
“Banka Qendrore e Greqisë po përpiqet, së bashku me përpjekjet e bankave, dhe duke pasur parasysh kufizimet ligjore, për të reduktuar në mënyrë drastike NPL-të në mënyrë që ata të bien në mesataren evropiane deri në vitin 2021”, shtoi zyrtari.
Top Channel