Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se kanë nisur studimiet e fizibilitetit për hekurudhën që do të lidhë në të ardhmen Shqipërinë dhe Greqinë.

Një ditë më parë, mediat greke raportuan për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë dy vendet dhe që do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec.

Kjo ishte edhe temë e diskutimet “Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”.

“Ne po bëjmë studime fizibiliteti për hekurudhën që do të lidhë Shqipërinë me Greqinë dhe në një projekt tjetër me Maqedoninë”, tha Gjiknuri në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Mësohet se nga programi i nisur në Kostur do të studiohen nevojat e transportit për infrastrukturë shtesë dhe do të vlerësohet zgjidhja optimale.

Sipas Protothema, më pas do të propozohen alternativat me kosto më efektive për projektin që financohet nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri.

Ndërkohë, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti pasi është pjesë e rrjetit Trans-Evropian.

“Linja e re Follorinë-Kastoria-Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA