Pas trajnerit Ernest Gjoka, Kamza ka prezantuar edhe drejtorin e ri ekzekutiv.

Bëhet fjalë për Fabio Kordelën, italiani i cili ka një CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka qenë drejtori i Juventusit, përgjegjës për zonën e Amerikës së Jugut si dhe drejtor sportiv i klubit hungarez Honved.

Kordela kishte një kohë të gjatë që ishte shkëputur nga futbolli, teksa qe përkushtuar te biznesi i verës, ku është pronar edhe i një kantine në Itali.

Kordela u prezantua ditën e sotme në ambientet e klubit kryeqytetas, ku ishin të pranishëm edhe trajneri Ernest Gjoka si dhe drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA