Çfarë e ndan dhe çfarë e bashkon opozitës sot? A ka një balancë brenda saj dhe çfarë mendojnë aleatët për dhe mes njëri tjetrit? A është LSI-ja delja e zezë e opozitës së djathtë? Për këto e të tjera çështje ka qenë i ftuar sot në Top Talk kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

Fatmir Mediu nuk sheh asgjë për t’u çuditur për bashkëpunimin mes PD dhe LSI, por ai thekson se opozita e djathtë fillimisht duhet të kapitalizojë se çfarë është e vetja, para se të shtojë pjesë të tjera.

“PR ka një marrëdhënie shumë ndryshe me PD krahasuar me partitë e tjera, e shpesh duken si të njësuara në një. Opozita duhet të jetë sa më masive, por duhet kapitalizuar se çfarë është e vetja, para se të shtojë pjesë të tjera. PD ka pasur një masë të madhe, që duhet rigjallëruar, parti si ajo e “Ballit” që duhet rivitalizuar”, u shpreh Mediu.

Sipas kreu të PR brenda së djathtës është krijuar një elitë parazitare, e cila po pengon zhvillimin e kësaj force.

“Është krijuar një elitë parazitare e së djathtës që e shohin të djathtën në raport me veten. Këtë ambicie nuk duhet t’ia ofrojmë vetëm një pjese elitare, por edhe anëtarëve të thjeshtë. Për këtë arsye kërkojmë lista të hapura që votuesit të zgjedhin qoftë edhe një kandidat të thjeshtë”, u shpreh Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA