Gjobiten 6 kompani të grumbullimit të frutave, por jo monopoli i Klodian Allajbeut. Ekspertët: Aksioni i Autoritetit të Konkurrencës, i dyshimtë
18/12 19:35
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në një konferencë me rastin e mbylljes së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Tiranë, deklaroi se “borxhi publik është në rënie të vazhdueshme”.
“Duhet të vijojnë reformat strukturore në Shqipëri. Deficiti buxhetor është i ulët dhe borxhi është në rënie. Bazat e zhvillimit të vendit mbeten solide, ndërsa duhet përmirësim i zhvillimit të sistemit financiar”, theksoi Sejko.
Ndërkohë përfaqësuesit e FMN janë shprehur se PPP-të janë një mundësi për përmirësim të menaxhimit të projekteve, por ka disa vende ku PPP kanë shkaktuar probleme financiare.
Top Channel