Kur hetuesit panë se Chris Watts, baba i dy vajzave dhe në pritje të një djali, kishte kërkuar në internet për vende pushimi në çift, si dhe për stoli për dhurata, e kuptuan menjëherë që ai kishte gjetur një të dashur të re. Megjithatë, askush nuk e di se çfarë e shtyu të vriste gruan shtatzënë dhe dy vajzat, 4 dhe 3 vjeçe, dhe t’u zhdukte trupat me aq gjakftohtësi, sipas CNN

Ai kishte njoftuar zhdukjen e gruas dhe të vajzave në gusht të këtij viti. Lajmi u përhap shumë shpejt dhe ai madje foli në intervistë me gazetarët. Tregonte se si herën e fundit që kishte folur me gruan dhe vajzat, ata kishin pasur një zënkë të vogël në familje, por tani donte vetëm që të ktheheshin sa më shpejt.

Pas shumë hetimesh, hetuesit i zbuluan tre kufomat të fshehura pranë vendit ku punonte. Babai 33-vjeçar pranoi se kishte vrarë gruan e tij, Shannan, 34 vjeçe; vajzën e parë, Bella, 4 vjeçe; si dhe vajzën e dytë, Celesten, 3 vjeçe. Më pas i kishte fshehur trupat me gjakftohtësi.

Gjykatësi, i cili tha se kishte qenë çështja më mizore që kishte pasur ndonjëherë nëpër duar, përveçse i dha tre dënime të përjetshme për vrasjen e fëmijëve dhe gruas, i shtoi edhe 48 vite burg për ndërprerjen e shtatzënisë së djalit, fëmijës së tretë.

FOTO GALERI
1/9
Fotoja e fundit që gruaja kishte hedhur në Facebook ishte vërtet ngjethëse. Vajzat, duke luajtur, e kishin mbështjellë kukullën si me çarçaf të vdekuri. E ëma kishte shkruar me të qeshur: “Nuk di ç’të mendoj për këtë”. Pak ditë para se të vdisnin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA