Finlandezët kanë mbetur pa fjalë, kur kanë dëgjuar komentet e presidentit Donald Trump që lëvdonte vendin për menaxhimin e pyjeve të stërmëdha të tij, duke i krehur dhe pastruar ato.
Duke cituar një bisedë me homologun e tij finlandez, Trump tha se finlandezët shpenzonin shumë kohë duke krehur pyjet, e duke i pastruar ato nga barërat e këqija.
Por, presidenti Sauli Niinisto tha për mediet vendase se, ai as nuk e mbante mend të kishte folur për këtë çështje, kur ishte takuar me Trumpin.
Just an ordinary day in the Finnish forest ~ Ihan normipäivä suomalaisessa metsässä #Trump #forest #firesafety #raking #forestry #Finland #Finnish #CaliforniaFire #RakingAmericaGreatAgain #rakingtheforest #Suomi #haravointi #metsäpalot #rakingleaves pic.twitter.com/YOKA3D6C2K
— Pyry Luminen (@pyryluminen) November 18, 2018
Zjarrfikësit në Kaliforni po përballen me zjarret më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, e ndërsa vëzhgonte nga afër dëmet, të shtunën, Trump përsëriti pretendimin e tij se menaxhimi i mangët i pyjeve duhej fajësuar për situatën.
“Nëse shikoni vendet e tjera, ato veprojnë ndryshe, është një histori krejt e ndryshme. Unë isha me presidentin e Finlandës dhe ai tha: ‘Ne kemi një qëndrim krej tjetër. Ne jemi një vend pyjor dhe shpenzojmë shumë kohë duke i krehur pyjet, duke i pastruar etj.’. Ndaj ata nuk kanë asnjë problem”, tha Trump.
Not on my watch!#Rakenews pic.twitter.com/SOt8LHQZjt
— Arto Aspfors (@aspfors) November 18, 2018
Por, ky shembull i sjellë nga Trump ka lënë gojëhapur edhe vet presidentin finlandez, që nuk e mbante mend aspak të kishte biseduar për një çështje të tillë me Trumpin.
“Unë ia përmenda atij se Finlanda është një tokë e mbuluar nga pyjet dhe se ne kemi një sistem dhe rrjet të mirë monitorimi, por vetëm kaq…”, tha ai.
I perhaps wouldn't compare Finland and California climate-wise…
And besides, 80% of the country is classified as forest land. We don't exactly manicure all of it. https://t.co/fthi7FUw0N— Veli-Pekka Kivimäki (@vpkivimaki) November 17, 2018
Sidoqoftë, kaq ka mjaftuar për të ndezur një “betejë” të vërtetë batutash e shakash “online”. Shumë finlandezë kanë filluar të postojnë foto të tyret teksa mbajnë në duar një grabujë, veglën bujqësore që shërben për të mbledhur barërat e këqija apo gjethet. Të tjerë madje edhe me fshesa me korrent në pyje, nën hashtagun “#rake America great again” (Ta krehim Amerikën e madhe sërish).
Top Channel