Qeveria e Izraelit duket se i ka mbijetuar një kolapsi të mundshëm, pasi një partner i rëndësishëm i saj tërhoqi kërcënimin për të dalë nga koalicioni, gjë që do të çonte në zgjedhje të parakohshme.
Naftali Bennet, nga partia “Shtëpia e hebrenjve”, kishte deklaruar se do të tërhiqej nga koalicioni, por të hënën ai tha se do të vazhdonte të qëndronte në qeverisje.
Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi bisedime me ministrat, ditët e fundit, në përpjekje për të mbajtur të bashkuar koalicionin.
Kriza nisi pasi ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Izraelit dha dorëheqjen, në shenjë kundërshtie ndaj armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve në Gaza.
Bennet kishte thënë se, ai do të tërhiqte partinë nga koalicioni, nëse ai nuk do të emërohej ministër i ri i Mbrojtjes. Sidoqoftë, vet Netanyahu e ka marrë përsipër rolin e ministrit të Mbrojtjes për njëfarë kohe.
Top Channel