Një gjykatë turke ka dhënë dënim me burgim të përjetshëm për gjashtë vetë të arrestuar gjatë një sulmi në vitin 2016 në aeroportin kryesor “Ataturk” të Stambollit, ku mbetën të vrarë 45 persona, njoftoi të premten agjencia shtetërore Anadolu.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për bombardimet e trefishta në aeroport, por Turqia pohon se kjo ishte vepër e militantëve të Shtetit Islamik.

Të gjashtë të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, pasi u shpallën fajtorë për vrasje dhe përpjekje për të shkatërruar rendin kushtetues të Turqisë, tha Anadolu.

Gjithsej 46 vetë u gjykuan për sulmin, me akuzat për terrorizëm, duke përfshirë anëtarësimin në një organizatë terroriste të armatosur dhe formimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, tha agjencia e lajmeve.

Ndërkohë nuk u dhanë detaje për aktgjykimet dhe dënimet e tjera të dorëzuara, për të pandehurit, por u tha se 16 prej tyre ishin shtetas rusë, ndërsa të tjerët ishin shtetas çeçenë, tunizianë, egjiptianë, algjerianë, sirianë dhe turq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA