Policia turke ndaloi 13 vetë duke përfshirë edhe dy akademikë të shquar, të cilët janë pjesë e dosjes hetimore të aktivistit tashmë të burgosur Osman Kavala, dhe akuzohen se kanë ndjekur atë në një tentativë për të shpërbërë qeverinë përmes protestave masive, në 2013-ën.

Kavala, një udhëheqës i njohur i shoqërisë civile, u burgos një vit më parë në pritje të gjykimit për akuzat e përpjekjeve për të përmbysur qeverinë, një proces që autoritetet thonë se filluan me ato demonstrata dhe kulmuan me një grusht shteti në korrik 2016.

Policia tha se të arrestuarit të premten u akuzuan se kanë punuar me Kavalën për të nxitur trazirat e majit 2013, të cilat filluan si demonstrata kundër planeve zhvillimore urbane në Parkun Gezi të Stambollit dhe u kthyen në protesta anti-qeveritare mbarëkombëtare.

Të paktën 10 vetë vdiqën dhe mijëra u plagosën në reagimin e qeverisë ndaj demonstratave, të cilat në atë kohë ishin më të mëdhatë ndonjëherë kundër qeverisë së Tayyip Erdogan, tani president i vendit.

Kavala u akuzua se po përpiqej të përdorte forcën, për të larguar qeverinë ose për të parandaluar atë nga përmbushja e detyrave të saj, tha policia. Prokurorët urdhëruan arrestimin e 20 personave të akuzuar për bashkëveprimin me të.

“Individi kishte për qëllim përhapjen e incidenteve të Parkut Gezi në të gjithë Turqinë dhe për të krijuar një atmosferë kaosi dhe çrregullimi në vend, në përgjithësi,” tha policia e Stambollit në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA