Ministri gjerman i Financave: Duhet të përgatitemi edhe për një Brexit pa marrëveshje

17/11/2018 01:44

Gjermania duhet të përgatitet për një Brexit të vështirë dhe pa marrëveshje, por do të bëjë gjithçka për të shmangur atë, tha të premten ministri i financave Olaf Scholz, duke shtuar se shpresonte që projekt-marrëveshja në tryezë të miratohej.

I pyetur për mundësinë e një Brexit-i pa marrëveshje, Scholz tha: “Duhet të përgatitemi edhe për këtë variant … Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta shmangur atë”.

Duke folur në një konferencë bankare në Frankfurt, ai tha se Gjermania kishte nevojë për një industri të fortë bankare për ekonominë e saj dhe shtoi se Evropa ishte pozicionuar më mirë për ndonjë krizë financiare të mundshme, sesa një dekadë më parë, por ende kishte shumë për të bërë në këtë drejtim.

Më pas ministri gjerman i financave tha se Berlini ishte duke zhvilluar një zgjedhje të pranueshme nga të gjitha vendet e tjera, për një buxhet të përbashkët të Eurozonës.

Gjatë javës është arritur një draft marrëveshje për mënyrën se si do të bëhet dalja e Britanisë nga unionin europian, por kjo është pritur me kritika të ashpra në Londër, pasi kryeminstrja Theresa may akuzohet se është dorëzuar përballë Brukselit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA