Dimri erdhi! 8 viktima në Nju Jork nga stuhitë e borës

17/11/2018 14:20

Dimri më në fund erdhi dhe po tregon të gjithë ashpërsinë e tij. Një stuhi bore në Nju Jork u ka marrë jetën të paktën 8 personave, e ka lënë pa energji elektrike rreth 400 mijë të tjerë.

Në aeroportet e Nju Jorkut janë anuluar thuajse 2.000 fluturime; trafiku është përfshirë nga kaosi dhe ekspertët flasin për reshjet më të mëdha të borës në plot 80 vite.

Viktimat e regjistruara si pasojë e motit të keq, kryesisht kanë humbur jetën në aksidente ajrore.

Prej thuajse 3 vitesh, Shtetet e Bashkuara nuk shikonin kaq shumë borë në nëntor. Kjo, sipas ekspertëve, është vetëm shijimi i parë i një sezoni të acartë, që pritet të vijojë gjatë dhjetorit dhe janarit, pavarësisht se shkurti pritet të jetë më i ashpri dhe më i ftohti i muajve të dimrit.

Edhe Britania e Madhe është paralajmëruar të përgatitet për një dimër të ftohtë, me meteorologët që flasin për “Bishën nga Lindja”, që do të sjellë reshje bore dhe temperatura të ulëta. Pjesa veriore e Europës është mbërthyer nga i ftohti, e rrymat e ftohta të ajrit atje po zhvendosen më në perëndim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA