Nuk është një artist rruge, por një tifoz skocez, i cili ka mbërritur në Shqipëri së bashku me rreth 400 të tjerë, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tij të futbollit me përfaqësuesen tonë.

Të veshur me kostumet e tyre popullore, apo simbole kombëtare, prej dy ditësh tifozët skocezë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës.

“Njerëzit këtu janë shumë miqësorë. Nuk ka rëndësi si do të dali ndeshja, e rëndësishmë është të jetë një festë e vërtetë. Ne do të shkojmë në Shkodër, ku besoj se do të humbasim dhe do të kthehemi në Tiranë për të përfunduar festën”, tha një tifoz skocez.

“Futbolli është i tmerrshëm, por Tirana është e mahnitshme”, theksoi një tjetër tifoz.

“Birra është shumë e mirë”, tha një tjetër pijedashës.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë, e vlefshme për turneun e Ligës së Kombeve, do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA