Zhvillimi i teknologjisë dhe orët e gjata që kalojmë në telefonat e mençur kanë ndikuar në reduktimin e kohës që njerëzit kalojnë me libër në dorë.
Dikush për shkak të moshës, apo dobësimit të shikimit e përqendrimit, të tjerë për shkak të mosvlerësimit dhe një marrëdhënieje të vakët me librin, krijuar që në fëmijëri e që reflektohet me mungesën qoftë dhe të një biblioteke modeste në shtëpi. Të tjerë të lodhur nga një ditë e ngarkuar pune as nuk e marrin në konsideratë leximin si akt i dobishëm apo qoftë dhe anti stres.
Po situata nuk është dëshpëruese në Durrës, pasi ka mjaft persona të tjerë, të grupmoshave të ndryshme që lexojnë dhe përpiqen të pasurojnë rregullisht bibliotekat personale.
Këto dy zonja, ish mësuese tregojnë se jo vetëm që vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me librin, po dhe nxisin dashurinë për librin e të lexuarit edhe te fëmijët, nipërit e mbesat, si një zgjedhje më cilësorë në krahasim me lundrimin në internet.
Top Channel