Tregtarëve të kanabisit në Kanada po u pakësohen rezervat që nga dita e parë e legalizimit një muaj më pare? Për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje teksa tregu i ri për kanabisin të jetë i qëndrueshëm?

Në ditët e para të legalizimit, James Burns besonte se kompania e tij kishte mjaftueshëm produkt rezervë në të pestë dyqanet, edhe pse morën gjysmën e furnizimit.

Tani, stafi i tij, që herët në mëngjes i drejtohet faqes së furnizuesit të autorizuar të qeverisë për të bërë porosinë. Kërkesat janë rritur.

Që nga dita e parë e legalizimit të kanabisit në Kanada, ka patur mungesa në furnizim.

Një raport i publikuar në fillim të tetorit nga instituti nga Toronto, CD Howe, parashikon që furnizimi aktual i ligjshëm do të plotësojë 30%-60% të kërkesave në total, në muajt e parë të legalizimit.

Por personat që janë pjesë e industrisë thonë se situata është më e keqë nga ç’pritej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA