Theresa May shfaqet sfiduese përballë largimeve masive nga kabineti e këmbëngul se mund t’i bindë ligjvënësit ta pranojnë marrëveshjen e Brexit.
Theresa May shfaqet sfiduese përballë largimeve masive nga kabineti e këmbëngul se mund t’i bindë ligjvënësit ta pranojnë marrëveshjen e Brexitit.
Kryeministrja britanike thotë se nuk ka ujdi më të mirë se kjo për Londrën dhe nuk lëkundet nga linja e saj, pavarësisht spekulimeve se dorëheqjen mund ta paraqesë edhe një ministër me peshë të madhe në qeveri, Michael Gove.
Mësohet se Gove e ka refuzuar ofertën e shefes se ekzekutivit për ta bërë sekretar të Brexitit, sepse May nuk ia lejoi rinegociimin e marrëveshjes.
Njeriu që e ka mbajtur dikur këtë post, David Davis i bëri thirrje shefes së ekzekutivit që t’i kërkojnë Brukselit ndryshime në paktin e vulosur pas negociatash të gjata e të vështira. Por ajo insiston se detyra e vet është të bindë ligjvënësit që marrëveshja është në interes të Mbretërisë së Bashkuar.
Në situatën e kaosit që shkaktuan dorëheqjet e dy ministrave e disa zyrtarëve të lartë brenda një dite, May ka zgjedhur rrugën e ofensivës, duke sfiduar kështu edhe zërat që flasin për mundësinë e përgatitjes së një mocioni mosbesimi kundër saj, çka mund të sillte shkarkimin e 62 vjeçares dhe një ndryshim të kursit të Brexitit.
Pakënaqësia kryesore e ministrave të dorëhequr kishte të bënte me marrëveshjen për Irlandën e Veriut, ku do të mbeten në fuqi dispozitat e tregut të brendshëm të BE-së, që do të thotë se nuk do të ketë as kontrolle e as dogana.
Top Channel