Numri i të zhdukurve nga zjarret në Kaliforni mbërriti në 631, një bilanc tragjik ky për shtetin amerikan. 7 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur së fundmi duke e çuar bilancin e vdekjeve në 63.

Gati 12.000 godina janë shkatërruar tërësisht. Njerëzit kërkojnë të dëshpëruar familjarët e tyre.

“Po kërkoj një të afërmin tim, Morisin. Im atë sikur ka nisur t’i humbë shpresat; sepse e njohim mirë dhe e dimë që nuk e ka zakon të zhduket nga faqja e tokës e të mos komunikoje me askënd. Ne megjithatë po vazhdojmë përpjekjet dhe nuk do të reshtim së kërkuari derisa ta gjejmë, gjallë apo vdekur”, u shpreh Jonathan Clark.

Presidenti Donald Trump do të udhëtoje drejt Kalifornisë të shtunën për të parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe për t’u takuar me personat e prekur prej tyre.

Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të këtij shteti. Por zjarri më i madh ishte Camp Fire, që nisi përpara 8 ditësh e shkrumboi zona të tëra në veri të vendit, duke u përhapur me një shpejtësi të tillë që i la banorëve shumë pak kohë në dispozicion për t’u larguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA