“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma
25/12 15:33
Personazhi Jack Reacher nuk do të interpretohet më nga Tom Cruise.
Krijuesi i këtij personazhi, Lee Child sqaroi se Tom Cruise, i cili e luajti këtë rol në dy filmat e parë të sagës, është shumë i shkurtër për të vazhduar interpretimin. Në librin për fëmijë të Child, Reacher është përshkruar si 1.98 metra i gjatë dhe me duart në madhësinë e një pjate. Por, aktori i famshëm është vetëm 1.73 metra i gjatë.
“Cruise kishte talentin, por jo fizikun”, tha Child për BBC Radio.
Fansat shfaqën pakënaqësi për përshatshmërinë e aktorit për të luajtur rolin e ish-majorit në policinë ushtarake amerikane që kur lajmi u njoftua në vitin 2011.
Top Channel