Partitë politike opozitare në Prishtinë, nuk e kanë pritur mirë takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin Rus Vladimir Putin. Të dy presidentët Thaçi dhe Putin u takuan në ceremoninë qendrore në Paris, në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ishte vetë Thaçi që e bëri publik takimin përmes një postimi në mediat sociale. Ai tha se “takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse”.

“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë, nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Por, lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të papranueshëm takimin me putin me deputetën e saj Albulena Haxhiu që tha se thaci po tenton të zëvendësojë aleatët e Kosovës në këtë rast Gjermaninë me Rusinë.

“Është skandal çfarë po bën ai si president i vendit. Po provon të krijojë mërrëdhënie të re me Rusinë dhe Serbinë”, u shpreh Albulena Haxhiu.

Për LDK, takimi është zhvilluar në kuadër të detyrave kushtetuese të presidentit, por sipas deputetit Arben Gashit, tema e bisedës mund të përbëjë shkelje kushtetuese.

“Në parim është në kuadër të detyrave kushtetuese të presidentit të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, çështja është çka është diskutuar dhe a është diskutuar çështja e territorit të Kosovës, nëse është diskutuar çështja e territorit të Kosovës atëherë është shkelje e saj”, deklaroi Gashi.

Një ditë më parë, në një konferencë për shtyp, lideri i LDK Isa Mustafa tha se presidentit nuk mund t’i zihet besë. Ndërsa për homologun serb të Thaçit, ky i fundit mund të vrapojë sa të doja pas Putinit dhe të fotografohet me të, por Rusia nuk do të ndryshojë mendim dhe nuk do ta njohë Kosovën si shtet.

Vetë Thaçi pas kthimit nga Parisi, ka thënë se do të takojë liderët e institucioneve të Kosovës për t’i njohur me takimet dhe bisedat që ka zhvilluar në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA