Rivali i Trump, në telashe. Avokati që i hapi probleme arrestohet për dhunë

15/11/2018 09:34

Michael Avenatti, avokati i Stormy Daniels, yllit të filmave për të rritur që ngriti padi ndaj Presidentit Donald Trump, është arrestuar nën dyshimin e dhunës në familje.

Ndalimi i tij, sipas TMZ, erdhi pas përplasjes fizike me një grua. Avenatti i mohoi akuzat e më vonë u la i lirë pasi pagoi një garanci prej 50 000 dollarësh. Juristi përfaqëson Daniels, e cila pretendon se ka pasur një marrëdhënie të shkurtër me Trumpin, çka hidhet poshtë nga Presidenti amerikan.

39-vjeçarja është përpjekur të çlirohet prej një marrëveshjeje heshtjeje që e pat firmosur përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Edhe Avenatti vetë, një i ftuar thuajse i përhershëm në “talk show” televizivë e programe lajmesh, është kritik i ashpër i Trumpit, e madje e ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

Melania Trump ndërkohë triumfoi në sherrin me zëvendëskëshilltaren e Sigurisë Kombëtare, Mira Ricardel, e cila ka lënë postin. Zonja e Parë ishte shprehur më herët se Ricardel nuk duhet ta ketë më nderin të shërbejë në këtë administrateë.

Fërkimet mes tyre nisën gjatë turneut të Melanias në Afrikë dhe duket se në mollë sherri është kthyer mënyra e uljes në avion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA