Toksik! Kjo është fjala e vitit 2018. Ky është të paktën vlerësimi i fjalorëve të “Oxford”-it, botuesit britanik që vendos vulën në çështjet e gjuhës prej më shumë se 150 vitesh.

Fjalorët e kanë zgjedhur fjalën “toksik” si fjalë të vitit, duke argumentuar se është qëllimi i përdorimit të saj që ka përcaktuar shumë në zgjedhje.

Duke e përshkruar në mënyrë strikte si “Helmues”, fjalorët “Oxford” thonë se, sipas kërkimeve të tyre, fjala toksik është përdorur më shumë se kurrë nga njerëzit për të përshkruar një varg gjërash, situatash, shqetësimesh apo ngjarjesh.

“Në kuptimin e saj origjinal, duke iu referuar substancave helmuese, fjala toksike ka qenë e pranishme në diskutimet mbi shëndetin e komuniteteve dhe mbi ambientin”, thonë fjalorët.

Ato shtojnë se, toksik në të vërtetë është përdorur shumë edhe si metaforë, pasi njerëzit e kanë përdorur shpesh edhe për të përshkruar vende pune, shkolla, kultura, marrëdhënie apo shqetësime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA