Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë një kompjuter.
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, po të mos ishte fjala se ai është ministri japonez që merret me Sigurinë Informatike.
Sakurada, i ngarkuar të organizojë Olimpiadën e Tokios në vitin 2020, ka në portofolin e tij pikërisht sigurinë kibernetike, por përpara Parlamentit ka thënë:
“Nuk e përdor kompjuterin pasi, kur mbusha 25 vjeç kam qenë në pozicione autoritare, ku sekretarët dhe nëpunësit e tjerë janë marrë me këto gjëra për mua”, tha ai.
I emëruar para pak më shumë se një muaji në vend, pas rifreskimit të fundit të qeverisë nga kryeministri Shinzo Abe, ministri Sakurada ka bërë që të flitet jo pak për të. Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, ai ka thënë se nuk e dinte se çfarë ishte USB-ja.
Kaq ka mjaftuar që opozita të hidhet në sulm. Sipas saj, është tronditës fakti që përgjegjësi për sigurinë informatike nuk ka prekur kurrë me dorë një kompjuter.
Top Channel