SHBA besojnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA për Politico.eu.

“Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Nikola Gruevski duhet të dalë para drejtësisë, thotë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA