“Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë, por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milionë euro. Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës, jo për të certifikuar mega-vjedhjen e radhës së kësaj qeverie. Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët, por për qytetarët”.
Ky ishte reagimi në Facebook i deputetes demokrate Dhurata Çupi, pas fjalës në Kuvend të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se PPP-të janë transparente dhe bëhen në shërbim të qytetarëve.
“Dëgjova ministrin e Financave të akuzojë opozitën që nuk e do ndërtimin e rrugës. PO, PO dhe PO! E duam rrugën, por jo për të vjedhur ju, sepse ky projekt parashikohej të kryhej për 140 milionë euro dhe jo për të dërguar në xhepat tuaj të paktën edhe 160 milionë euro taksa të dibranëve duke i adresuar kësaj rruge një shumë prej 300 milionë euro. Ne duam që kjo diferencë mos të shkojë te xhepat tuaj dhe të blini vota, por duam që kjo diferencë të përdoret për investime në turizëm si Lurë apo Kastriot apo Ura e Vashës, në të paktën 10 shkolla me kushte moderne, në rreth 10 qendra shëndetësore, për politika që u shërbejnë qytetarëve dhe jo oligarkëve. Unë e di shumë mirë, dibranët po ashtu e dinë që ju me votë të lirë dhe moralisht nuk keni asnjë deputet socialist në këtë qark. Por, po ju e dini mirë që keni deputetë me vota të blera atje”, shkruan Çupi në rrjetin social.
Top Channel