Sipas Taulant Ballës, opozita po bën betejën e radhës me mullinjtë e erës, duke iu referuar në Parlament mbështetjes që PD-ja po i jep banorëve të Unazës së Re të cilët kanë disa ditë që protestojnë për prishjen e banesave të tyre.
“Pas dështimit te parku, pas dështimit te sheshi “Skënderbej”, pas historisë pa kuptim të Teatrit Kombëtar, tani kemi një betejë idioteske tjetër si kjo për të penguar ndërtimin e unazës”, tha Balla.
“Kryetari në detyrë i opozitës, Lulzim Basha, ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza me firmë e me vulë si ministër i Transportit në 2007, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjurma është miratuar nga Bashkia në vitin 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Basha duhet të informohen prej tij për gjurmën e përcaktuar”, shtoi Balla.
Top Channel