I pyetur në studion e “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse opozita do të hyjë apo jo në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor të vitit të ardhshëm, kreu i PAA-së, Agron duka argumenton se në situatën aktuale në të cilën është vendi është e pamundur që të hyhet në zgjedhje.
Sipas tij opozita po punon për ta demontuar lidhjen e botës së krimit me qeverinë, për të krijuar kushtet për të hyrë në zgjedhje.
“Në këtë situatë, e pamundur të hyjmë në zgjedhje. Do të bëjmë të pamundur që ta demontojmë lidhjen e krimit me qeverinë”, u shpreh ai.
Më tej Agron Duka thekson se nuk parashikon që opozita të bojkotojë zgjedhjet lokale, pasi kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 28 vitet e fundit, e se një gjë e tillë do të kërcënonte edhe ekzistencën e saj.
“Detyrë Kushtetuese që çdo parti të hyjë në zgjedhje. Nëse nuk hyjnë mund të kenë pasoja të rënda. Qoftë edhe për ekzistencën si parti””, tha Duka.
Më tej ai foli për koalicionin në të cilin e PAA do të qëndrojë: “Ne jemi në koalicion me PD, nuk pres oferta as majtas dhe as djathtas. I përmbahem fjalës së dhënë. Me Bashën e opozitarët e tjerë kam një kontratë. Basha me mua ka qenë në korrekt. Në zgjedhjet e fundit nuk pati faj Basha, duhet ta kisha menduar më tepër unë”.
Top Channel