Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklarate publike ka denoncuar si abuzive shumë marrëveshje të arritura mes shtetit dhe privatit, përmes “Partneritetit Publik Privat”, apo siç njihet ndryshe PPP.

Demokratët për shkak të bojkotit parlamentar nuk kanë marrë pjesë në diskutimin e buxhetit të vitit 2019, por nga foltorja e partisë kanë kritikuar fondin e parashikuar për koncesionet. Jorida Tabaku, tha se buxheti parashikon koncesione me vlerë 105 mln euro, në kurriz të shqiptareve.

“Janë 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientele e qeverise. Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve. Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto. Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro”, u shpreh Tabaku.

Nënkryetarja demokrate e Komisionit të Ekonomisë thotë se nga buxheti i vitit 2019 pasurohen vetëm oligarkët.

“Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë “1 mld euro” është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili parashikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 mln euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm”, shtoi Tabaku.

Demokratët zotohen se kur të vijnë në pushtet përmes ligjit antimafia do t’i kthejnë pasuritë e grabitura, sipas tyre shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA