Problemet me legalizimet janë ato që hasen me shpesh në platformën e bashkëqeverisjes.

Në takimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama e mbrojti punën e ALUIZNI-t, ndonëse pranoi se ende ka njerëz që nuk meritojnë të jenë aty.

“Drejtoria e ALUIZNI-t ka bërë një punë kolosale, por ka pasur dhe ka ende probleme, pasi ka pasur dhe ka ende persona që janë të padenjë për të punuar në shërbim të qytetarëve”, deklaroi kreu i qeverisë.

Përllogaritja e viteve të pensionit, në kushtet kur shpesh dokumentat shtetërore mungojnë, është një problematikë që nuk mungoi as këtë javë: “Çdo pensionist duhet ta dijë që jemi këtu për të shërbyer për zgjidhjen e çdo rasti kur llogaria e pensionit nuk është e duhura”.

Sipas kryeministrit, platforma i jep akses çdo qytetari të thjeshtë që të paraqesë shqetësimin e vet në tryezën e punës së ministrit përgjegjës.

“Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta vërë një ministër në shërbim të një çështjeje, por një qytetar arrin”, tha Rama.

Për herë të parë, sipas Ramës, premtimi i pushtetarëve për të dëgjuar zërin e qytetarit bëhet realitet falë platformës së bashkëqeverisjes me njerëzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA