Dolën pagat e ekzagjeruara të zyrtarëve të klubit, Real Madrid vihet në kërkim të spiunit brenda selisë
Pas një sërë disfatash, Cleveland rikthehet te fitorja. Skuadra nga Ohio, që deri në këtë moment është skuadra më e dobët në NBA, mundi Charlotte 113-89 dhe tani ka një bilanc me 2 fitore dhe 11 humbje.
Ai që dha një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses të Cavaliers ishin Sexton dhe Hood me 16 pikë secili, por protagonisti absolut u bë Clarkson autor i 24 pikëve. Në krahun tjetër, për Charlotte Walker u bë protagonist në aspektin negativ duke e mbyllur ndeshjen me vetëm 7 pikë të shënuara
Denver duket se e ka humbur magjinë e tij.
Skuadra e Nuggets humbi ndaj Houstonin 99-109 duke regjistruar disfatën e 5 sezonale. James Harden me 22 pikë, Capela me 24 dhe Chris Paul ishin ata që drejtuan skuadrën e Houstonit drejt kësaj fitoreje. për Denver që gjithsesi tregoi karakter gjatë kësaj sfide, u dalluan Jokic me 14 pikë, Morris me 19 dhe Murray e Harris me 15 pikë.
Golden State e la menjëherë pas humbjen e pësuar në derbin kalifornian ndaj Los Angeles Clippers. skuadra kampione në fuqi e NBA mundi Atlantën 110-103 në një ndeshje pas Stephen Curry dhe Draymond Green me këtë të fundit që u la jashtë ekipi pas një zënke me Durant në sfidën me Clippers. Me këto mungesa, rolin e liderit të Warriors e morën Klay Thompson me 24 pikë dhe Kevin Durant me 29 pikë. Mjaft mirë u paraqit edhe Cook me 18 pikë.
Top Channel