Michelle Obama, avokatja dhe ish Zonja e parë amerikane nxjerr ne tregun e librave autobiografinë e shumëpritur me titull “Becoming”. Në këtë autobiografi rrëfehet shumë rreth marrëdhënies private mes Michelle dhe ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Në autobiografinë e saj Michelle rrëfen se si ky çift ka arritur t’i përballojë dhe t’i transformojë vështirësitë me anë të terapisë në çift. Zgjidhja për problemet e pashmangshme në jetën në çift sipas Michelle, është puna reciproke konstante me njëri-tjetrin, në funksion të mbarëvajtjes së marrëdhënies.
Një marrëdhënie është e përbërë nga alkimia e tre zonave: zona e bashkëndarjes, zona e kompromisit dhe zona që nuk ndahet bashkarisht. E para sipas Michelle përfshin idealet, objektivat dhe domethëniet ku bëjnë pjesë konceptimet në lidhje me çiftin, stilin e të jetuarit, dhe angazhimin social.
Ndërsa në zonën e kompromisit hyjnë të gjithë faktorët që në grada të caktuara mund të ndezin fitilin e debateve. Dhe në fund, zonat që nuk mund të ndahen bashkarisht, janë ato që e kanë origjinën tek interesat personale të zhvilluar përpara takimit dhe krijimit të lidhjes.
Për Michelle është shumë e rëndësishme që shprehja e diferencave në çift të shërbejë si pasurim i ndërsjelltë për secilin. Pra, mesazhi kryesor i “Becoming” është që puna në çift nuk duhet të reshtë kurrë!
Top Channel