Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic e konsideron të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën. Edhe pse u shpreh qartë në favor të tij, shefja e ekzekutivit serb thotë se në një rast të tille do të nevojitet lëvizja e pozicioneve nga të dy kahet.
“Kompromisi është diçka e arritur mes dy palëve. Por nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë, sepse Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaroi Brnabic.
Konflikti i ftohte, as ai nuk është zgjidhje, e këtë kryetarja e qeverisë në Beograd e kupton fare mirë, por gjuha e përbashkët sërish i duket e vështirë. Ajo shprehur shqetësimin se pa kompromisin me Kosovën Serbia nuk do të hyjë dot në BE, në një kohë kur sipas saj, i ka plotësuar tashmë 85 përqind të kërkesave per reforma nga BE-ja.
Nga 35 që janë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, 14 janë hapur deri tani, prej të cilave dy janë mbyllur përkohësisht. Por Brnabic shpreson që deri në fund të vitit do të hapen edhe shtatë të tjerë.
“Kjo do të ishte një shenjë e rëndësishme për Serbinë dhe qytetarët e saj se po bëhen përparime”, tha ajo. Serbia e ka marrë statusin e kandidatit që marsin e 2012-tës, por negociatat i ka nisur në fillim të vitit 2014.
Top Channel