Për kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, Durrësi ka bërë një regres të madh vitet e fundit, e kjo do ia bënte të vështirë punën nëse do të kandidonte e të fitonte në këtë Bashki.
Në studion e “Top Talk”, Agron Duka ka mohuar çdo mundësi që ai të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit.
“Jemi në një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Do negociojmë, e do vendosim ata që besojmë se do të fitojnë. Nuk kam ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Durrësit. Durrësi ka bërë regres të madh. Ka shumë probleme, nuk e mendoj se mund të rregullohen brenda një mandati”, u shpreh Duka.
Por kjo nuk është arsyeja e vetme e Dukës për të mos kandiduar në Durrës. “Është e vështirë të hysh në këtë luftë pa u zgjidhur më parë lidhjet e botës së krimit në Durrës me qeverinë”, theksoi ai.
Top Channel