Këtë të premte, më datë 9 nëntor, pilotë të ndryshëm në hapësirën ajrore të Irlandës kanë bërë raportime për të paktën një objekt fluturues, shumë të shndritshëm, pothuaje në të njëjtën zonë.
Për disa minuta, komunikimet e radiove të pilotëve me kontrollin e trafikut ajror u përqendruan te këto njoftime misterioze.
Raportimi i parë erdhi kur një pilot pyeti qendrën e kontrollit ajror, “Shannon”, nëse po zhvilloheshin veprimtari ushtarake në zonë. Kur qendra e kontrollit u përgjigj që “nuk ka”, piloti raportoi që kishte parë diçka të fluturonte me shpejtësi shumë të madhe.
“Pamë një dritë të fortë që u zhduk me shpejtësi shumë të madhe. Shpejtësia ishte astronomike, ndoshta Mak 2”,
Shumica e avionëve për udhëtarë fluturojnë me shpejtësi Mak 0.6. Avionët luftarakë amerikanë “F18 ” mund të arrijnë deri në Mak 2.5, sipas CNN.
Ndërkohë, pilotë të tjerë raportuan se nuk ishte një objekt i vetëm, por disa objekte që ndiqnin të njëjtën trajtkore. Veç kësaj, ishin të shndritshëm si meteorë.
Hetuesit thonë se kanë nisur hetimet, dhe se gjasat janë që të kenë qenë meteorë. Por ata e pranojnë që rrallë ndodh që meteorët të zbresin aq poshtë në atmosferën e tokës, e aq më pak në trajektoren e përshkruar nga pilotët.
Top Channel