Më 30 nëntor do të dalë albumi i fundit i Minës, kushtuar Lucio Batistit. Albumi do të titullohet “Paradiso” dhe do të vijë në bashkëpunim me Warner Music.

Zonja e muzikës italiane përkujton këngët e Batistit në 20-vjetorin e vdekjes njëkohësisht të shokut të saj, me të cilin përshkoi një rrugëtim shumë të gjatë në kohë dhe paralelisht edhe në karrierë.

Mina i ka konsideruar gjeniale, gjithashtu tekstet e Batistit në bashkëpunim me Mogol. “Paradiso”, i cili do të jetë i disponueshëm në CD dhe në version dixhital, përmbledh këngët e Batisti-Mogol, të kënduara tashmë prej vitesh nga Mina, plus edhe dy pjesë që nuk janë interpretuar kurrë.

“Vento nel Vento” e rikompozuar nga Rocco Tanica, dhe “Il tempo di Morire” e rikompozuar nga Massimiliano Pani. Mina dhe Lucio, ndarazi dhe bashkë, kanë shkruar pjesën më të madhe të historisë së muzikës italiane moderne.

Më 23 Prill të vitit 1972 në sallën e “Teatrit 10” realizuan duetin e famshëm dhe të paharrueshëm me këngët: “Mi ritorni in mente”, “E pur mi son scordato di te”, “Il tempo di morire”, “Io e te da soli”, “E penso a te” dhe “Emozioni”.

Të gjitha këto këngë të kënduara në vetëm 9 minuta, duke lënë një gjurmë të theksuar dhe të pashqitshme në historinë e muzikës dhe të televizionit. Albumi “Paradiso” e dëshmon sërish këtë afinitet të fortë mes dy Divëve të muzikës italiane.

“Paradiso” në CD do të përmbajë edhe disa versione të rralla, si pesë këngë të Batistit të interpretuara në Spanjisht dhe një në Frëngjisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA