“Me dekretin do të njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkatës, do të hezitoja të bëja çdo koment”.

Kështu ka deklaruar Taulant Balla për mediat në lidhje me kandidaturën e Vitore Tushës si kreu i KLSH-së.

“Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vetting-ut, meriton gjithë respektin, por kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim”, deklaroi Balla.

Në lidhje me dekretimin e Lleshit, Balla u shpreh: “Përsa i përket Sandër Lleshit, kjo çështje ka pasur një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri, për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e Presidentit sepse Kushtetuta ështe shumë e qartë. Lleshi ndërkohë është në krye të detyrës dhe po jep rezultate”.

Balla foli edhe për pedagodun e Ekonomisë që u arrestua për trafik droge: “Është drejtues i PD-së në njësine 5. PD-ja hesht, ndërkohë që do të mjaftonte një fjali, zbatimi i dekriminalizimit dhe largimi i tij nga partia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA