“Unë preferoj që të merrem me propozimet materiale dhe jo propozimet orale”.
Ideja e ministrit të Financave për futjen edhe të pagave nën 30 mijë lekë në sistemin e tatimit mbi të adhurat personale, nuk është konkretizuar me shkrim pranë Komisionit të Ekonomisë.
“Praktikisht, pranë komisionit nuk ka anjë propozim të tillë të ardhur nga qeveria dhe me thënë të drejtën më shkon dhe ta sfidoj ministrin ta sjellë këtë propozimin në rast se e ka seriozisht, që vërtetë do të propozojë që do të taksohen pagat nën 300 mijë lekë ose nën 30 mijë lekë”, deklaroi Braçe.
Madje, Braçe shtoi se do t’i shkoj deri në fund të propozimit të tij dhe disa deputetëve të tjerë socialistë për rritjen e pragut të pagës bruto të patatueshme, nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj: “Për të mbrojtur punën se këto janë të ardhura nga puna, janë të ardhura të vetëm të një familjeje dhe natyrisht unë mendoj që duhet mbrojtur. Pa asnjë lloj diskutimi që kur të bëhet diskutimi nen për nen, patjetër që unë do të mbaj po këtë qëndrim, pastaj është vullneti i deputetëve në komision dhe patjetër i deputetëve në sallën e Kuvendit që do të vendosin”.
Një ditë më parë, gjatë disktutimeve për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave hodhi idenë e futjes në regjim fiskal edhe të pagave të ulta.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë se Financave, deri në qershor të këtij viti ishin mbi 388 mijë të punësuar që paguheshin poshtë nivelit 30 mijë lekë në muaj, duke përbërë kështu 55% të totalit të punësuarve në vend.
Top Channel