Gjithçka është gati për këtë rivënie historike në produksionin e ri të baletit “Zhizel”, pikërisht në 85-vjetorin e lindjes së Agron Aliajt.

“Të dashur miq, 30 vite më parë, në shtator të vitit 1988, balet-maestri Agron Aliaj i propozon drejtorit të Operës idenë e tij për të vënë për herë të parë në skenë baletin “Zhizel”. Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Akron Aliaj, teatri i Operës ka vendosur të ri vendos në skenë veprat e tij. E nismi me baletin “Zhizel”, e cila edhe pse vjen si produksion i ri, në kostume dhe në skena i ka qëndruar besnik konceptit origjinal”, tha Zana Çela, përpara shfaqjes.

Përgjatë dy akteve u shpalos ne skenë baleti Zhizel, I ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane mbi vilisat të fejuara që vdesin pa arritur të martohen.

Kërcimi i Albertit dhe Zhizelit shndërrohet në një dialog dashurie. Derisa ajo mëson që Albert nuk është fshatari që shtiret të jetë dhe nga hidhërimi zemra e saj pushon së rrahuri.

Figura e saj edhe përgjatë aktiti të dytë ngrihet madhështore si simbol i triumfit të dashurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA