25/12 07:40
“Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re”.
Kështu u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat ditën e hënë.
“Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të tre të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të tre tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. Dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompani fantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekestro”, u shpreh Zhupa.
Top Channel