Kreu i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis e cilësoi vrasje, vdekjen e Konstantinos Kacifas dhe theksoi se veprimet e deklaratat që vendosin në rrezik marrëdhëniet Greqi-Shqipëri duhet të shmangen në të ardhmen.

“Qëllimi me armë dhe vrasja e një anëtari të minoritetit grek në Shqipëri, krijojnë një hendek dhe kemi rrethana të paqarta, të cilat duhet të shpjegohen nga autoritetet shqiptare. Disa deklarata nga ana e tyre nuk e ndihmojnë situatën dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të mbahen e jo të përkeqësohen nga veprime e deklarata të tilla”, tha Micotakis, duke folur për gazetën “Politika” të Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA