“Do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ministrja Ekonomisë pas vendimit të Bordit të Transparencës për karburantet: Do funksionojë deri sa çmimi të stabilizohet 27/03 10:36
Presidenti Ilir Meta bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen e dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi nga kryeministri Edi Rama, i cili në Twitter publikoi një shkresë ku i jep përgjigje pyetjeve të Metës.
“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shteron fare këtë vorbull të panevojshme. lexim të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.


Top Channel