Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet.

Këto deklarime kreu i ekzekutivit i bëri pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion. I pyetur për kërcënimet nga Lista Serbe për rrëzim të Qeverisë, Haradinaj tha se ai është qëndrim i tyre të cilën nuk e diktojmë.

“Para se me shkua në zgjedhje të reja po këqyrim me e nxjerr liberalizimin, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua… Sa i përket qendërzimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë…u tha mundet edhe me u rrit taksa, mundet me u bë edhe më lartë”, ka thënë ai.

Më tej, ai tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera po punojnë që të kryen disa detyra shtesë për liberalizimin e vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA