Goli i Ergys Kaces

Ergys Kaçe dhe Eros Grezda u bënë protagonistë me skuadrat e tyre respektive, Panathinaikos dhe Glasgow Rangers, në kampionatin grek dhe atë skocez.

Mesfushori Kaçe shënoi në sfidën e përflakur mes Panathinaikosit dhe Olimpiakosit, që u mbyll në barazim 1-1. Ishte minuta e 61-të e sfidës, kur Kaçe mposhti portierin kundërshtar me një gol vërtet të bukur, ndërkohë që Olimpiakosi barazoi në minutën e 95-të.

Eros Grezda, nga ana e tij, la gjurmë në fitoren e thellë 7-1 të Glasgowt ndaj Motherëell. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ishte autori i dy golave të fundit, për skuadrën e drejtuar nga Steven Gerrard, të shënuar respektivisht në minutën 68 dhe të 75-të të ndeshjes.

Tashmë, Glasgow është në vendin e tretë, vetëm 2 pikë larg Celtic Glasgow e Hearts, që janë në dy vendet e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA