Humbja e rëndë ndaj Manchester City në FA Cup, Van Dijk iu kërkon ndjesë tifozëve
Pasi ëndërroi deri në sfidën finale se do të shpallej kampion bote në një rrugëtim të denjë për përrallat e futbollit, Kroacia duhet të mbrojë me nder atë që arriti në botërorin e kësaj vere, përveç prestigjit. Te dalmatët kanë ndryshuar rezultatet por është dikush që nuk ndryshon thuajse kurrë, trajneri Zllatko Daliç dhe shpërthimet e tij aspak diplomatike.
Në konferencën para ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës që mund të sanksionojë rënien në Ligën B të ballkanasve, pati vend për polemika, mbi trajtimin që i bëri reali, futbollistit më të rëndësishëm kroat.
“Kur humbasin te Real madrid, ia faturojnë fajin gjithmonë futbollistëve të huaj. Në fillim me Modric e tani me Toni kros, kjo është mënyra e tyre. Luka Modric ka shkëlqyer për një vit dhe është normale të mos shkëlqejë por ai mbetet futbollisti më i mirë në botë aktualisht” tha trajneri Zllatko Daliç.
Trajneri nënkampion bote me Kroacinë, zgjidhi të mos ironizojë direkt rivalët spanjollë, por e bëri këtë me Realin e Madridit, skuadra që furnizon me më shumë lojtarë trajnerin e La Roha, Luis Enrike.
Top Channel