Raundi i dytë i kampionatit botëror të shahut për vitin 2018, që po zhvillohet në Londër mes kampionit të trefishtë në fuqi, Magnus Carlsen, dhe amerikanit Fabiano Caruana, përfundoi në barazim.

Dy yjet e rinj të shahut, pasi që të dy janë nën të 30-at, kanë tashmë nga një pikë secili pasi kanë barazuar në të dyja ndeshjet hapëse të turneut.

Supertalenti norvegjez Carlsen synon të çimentojë reputacionin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të shahut në histori, ndërkohë që Caruana është një tjetër talent i ri, në përpjekje për t’u rikthyer në apelin masiv të lojës së intelektualëve.

Shahu ka sistemin e vet unik të pikësimit, që vlerëson fituesin e një ndeshjeje me një pikë, ndërkohë që barazimi bën që dy sfiduesit të marrin nga gjysmë pike secili.

Titulli i shkon personit që arrin i pari 6.5 pikë, ndërkohë që një seri e shpejtë “tie break” luhet në rastin kur të dy pretendentët dalin me pikë të barabarta pas 12 lojërave të para. Mes Carlsenit dhe Caruanës ka edhe të paktën 10 ndeshje për t’u luajtur, që janë programuar të zhvillohen deri më 26 nëntor.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA