Gjykata e Tiranës la të pandryshuara masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes së pagëzuar si “Babalja”.

Fredi Alizoti dhe Albert Veliu në mungesë do të kenë sërish masat e sigurisë “arrest me burg”, ashtu sikurse do të vazhdojë të ketë masën e detyrimit të paraqitjes gazetari Jetmir Olldashi, të tre këta të akuzuar për kallëzim të rremë.

Verifikimi i masave të sigurisë nga Gjykata e Tiranës u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën për këtë çështje, duke ia deleguar Prokurorisë së Tiranës.

Fredi Alizoti dhe Albert Veliu dyshohet se kanë inskenuar një audiopërgjim sikur bisedojnë me Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, të cilit i kërkojnë t’i ndihmojë për të siguruar kanabis sativa për trafikim në Itali. Por, hetimi i kryer konkludoi se Fredi Alzioti ka imituar zërin e vëllait të ish-ministrit dhe për këtë arsye, Alizoti dhe Veliu janë marrë të pandehur nën masat e sigurisë “arrest me burg”.

Pas rikonfirmimit të masave të sigurisë, avokati i gazetarit deklaroi se gjykatat shqiptare po shkelin edhe vendimin e gjykatës së të drejtave të njeriut për lirinë e fjalës.

Pritet që këto masa të kundërshtohen në Gjykatën e Apelit brenda 10 ditëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA