Gjatë mesditës së sotme, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako njoftoi në rrjetet sociale se do të ngrejë padinë e radhës për shpifje, këtë herë në ngarkim të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kësaj të fundit, që po nëpërmjet rrjeteve sociale, i ka kujtuar Dakos dosjen numër 339 dhe e ka paralajmëruar se e pret burgu.
“Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg, që të çlirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore”, shkroi Vokshi.
Ja shkrimi i saj i plotë në kundërpërgjigje të Dakos:
DOSJA Nr. 339 “BËRTET” SHUMË FORT
Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta. Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.
Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.
Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort.
As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.
Top Channel